Një çift bashkëshortësh, të cilët shisnin lëndë narkotike kokainë në zonën e Selitës u arrestuan gjatë ditës së djeshme në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Sipas “Klan News”, burrë e grua jetonin në katin e katërt të një pallati dhe për të kryer aktivitetin kriminal bashkëpunonin me nipin e tyre.

Policia më herët nuk kishte mundur të dokumentonte përfshirjen në shitjen e drogës për shkak të skemës që ata përdornin. Apartamenti ruhej dhe survejohej nga kamera sigurie, të cilat mbaheshin në vëzhgim dhe sa herë ndërhyhej për kontroll nga policia, çifti i shpërndarësve të kokainës e asgjësonte drogën në tualet, duke mos lënë asnjë gjurmë, megjithatë në operacionin e së hënën u arrit të kapej sasi e konsiderueshme kokaine, e bërë gati në doza për t’u shpërndarë pasi ndërhyrja u bë nga forcat elitë RENEA, të cilët vunë në pranga të tre, bashkë me nipin.

Dy bashkëshortët përdornin nipin e tyre, i cili në katin e parë merrte paratë nga blerësit e dozave të kokainës dhe më pas konsumuesi ngjitej në kat të katërt për të marrë lëndën narkotike.