GREQIA- Policia greke ka arrestuar 56-vjeçarin shqiptar Kozma Dhimitër Papa nga fshati Dhrovjan i Sarandës pasi akuzohet për përdhunimin e një të miture. Sipas prokurorisë së posaçme për krimet ndaj të miturve në Athinë, mamaja e vajzës 16-vjeçare, shqiptare gjithashtu, ka bërë denoncimin.

Prej verifikimeve rezultoi autori hynte në banesën e viktimës duke shfrytëzuar lidhjen personale me mamanë e saj. Historia nisi kur e mitura ishte në moshën 8-vjeçare. Në atë periudhë Papa nisi të abuzojë me të miturën.

E mitura u tregoi hetuesve se autori kryente akte seksuale me të që në moshën 8-vjeç dhe vazhdonte ende deri para pak ditësh. Mediat greke raportojnë se herën e fundit që ata patën një kontakt, ajo ishte detyruar ti dërgojë autorit edhe një foto intime të saj.

Ajo tha se kishte frikë ta denonconte pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë së saj. Ka qënë mamaja e vajzës që zbuloi rastësisht fotot e saj në telefonin e autorit dhe pasi verifikoi të dhënat, e denoncoi atë. 56-vjeçari u arrestua dhe pritet të përballet me vepra të dënueshme të parashikuara në 7 nene të kodit penal për krimet ndaj të miturve nën 14 vjeç.