Heidi Baci, e cila vjen pas një eksperience në “Grande Fratello”, ka fituar mjaft vëmendje pasi iu bashkua reality show-t më të njohur dhe të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

Këto dy ditë e kemi parë mjaft aktive në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku është përfshirë në situata të ndryshme.

Në një diskutim me Ledjanën, Heidi ka treguar edhe cilin prej meshkujve në shtëpi i duket më tërheqës.

“Shumë kinga janë të gjithë. Si njeri më pëlqen ai i gjati, Drini. Si paraqitje do veçoja Romeon, king është”, tha Heidi.