Njëzet e gjashtë vjeçari Drew Marshall u dënua me 12 muaj shërbim në komunitet për tentativë për mashtrim në internet. Ai u përpoq të shiste një shkop ecje në I-Bay, duke deklaruar se ishte përdorur nga ish-mbretëresha britanike Elizabeth II, raporton AP.
Marshall pozoi në internet si punonjës i Kështjellës Windsor dhe ofroi një shkop antike për shitje, me të gjitha të ardhurat për një bamirësi kundër kancerit. Shkopi arriti në 540 £ në një ankand online, por Marshall e hoqi atë nga lista pasi mësoi se kishte nisur një hetim policor, tha prokurori.
Ai u dënua për mashtrim me 12 muaj shërbim në komunitet. “Drew Marshall përdori vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II për të mashtruar publikun me një ankand fals bamirësie, i nxitur nga lakmia dhe dëshira për vëmendje”, tha prokurorja Julie Macy.