Ditën e sotme produksioni i BBV ka vendosur në shtëpi Olsit këngën e tij me Eglin, “Do ditë”.

Të gjithë banorët janë ngritur në këmbë dhe kanë shkuar afër Olsit duke kërcyer nën ritmet e këngës, ndërsa Erjola ishte ajo që e ngacmoi disi këngëtarin. Pasi i dërgoi një përshëndetje Eglit duke thënë “Egli të duam”, Erjola i afroi dorën Olsit që të ndjente parfumin të cilin ia ka dhënë vetë ajo.

“Ky parfumi që po hedh ma ka dhënë Egli si aromë”, ndërsa Olsi duke qeshur ia ktheu “super”.

Ai vazhdoi të këndonte dhe kërcente këngën e tyre.