Nga shpërthimi me lëndë plasëse në zyrën e noterisë së Esmeralda Dautit në zonën e ish-Bllokut, u dëmtuan dhe disa biznese ngjitur dhe një makinë që ishte e parkuar.
Dauti në dëshminë e saj në policia tha se nuk kishte konflikte me askënd dhe nuk e dinte se kush mund të kishte bërë.
“Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte”, tha noterja para grupit hetimor. Dyshimet e këtyre të fundit janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.