Në një takim me mësues në kuadër të programit kombëtar të zhvillimit profesional, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama falënderoi bashkëpunimin me organizatat si dhe fondacionin Soros për kontributin në arsimin shqiptar. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se fondacioni Soros ka ndihmuar më shumë kur ishte në pushtet Sali Berisha, i cili sot e mallkon.

‘ADF (Fondi Shqiptar i Zhvillimit) dhe shqiptarët e ADF-së do ta zgjerojmë pak portofolin e tyre që megjithatë ka dhënë shumë rezultate deri tani falë bashkëpunimit ADF-në kemi dhe shkollën e doktorëve që vazhdon, falënderoj edhe Soros dhe Unicef. Ka pas ndihmuar shumë më tepër Soros kur ishte në pushtet ata që sot e mallkojnë sot me pak po sidoqoftë në mënyër të qëndrueshme dhe të arsyeshme. Ju siguroj se ky nuk është një moment si gjithë te tjerët.’- tha Rama.