E ardhmja e Karim Benzema pritet të jetë në Europë, me sulmuesin francez që raportohet nga mediet arabe se dëshiron të rikthehet në kontinentin e vjetër, pas mosmarrëveshjeve me Al-Ittihad.

Ish-portieri i Inter-it, Sebastien Frey së fundmi ka bërë një deklaratë “bomb”, ndërsa ka thënë se sulmuesi mund të bëhet pjesë e Serie A. Frey tha në një intervistë të dhënë së fundmi se Benzema mund të bashkohet me Interin, me klubin “zikaltër” që së pari duhet të “heqë qafe” Alexis Sanchez.

“Benzema është ka mosmarrëveshje me Al-Ittihad dhe për këtë arsye ai mund të nxirret në merkato që tani në janar. Kam lexuar dhe dëgjuar që Marotta nuk e ka pohuar një afrim të francezi, por njëkohësisht as nuk e ka mohuar diçka të tillë. Prioriteti është largimi i Sanchez dhe nëse kjo gjë ndodh Interim und të kthehet nga Benzema”,deklaroi Frey.