Blendi Gonxhja, i cili ka marrë dje detyrën si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste.
Gonxhja ka treguar njohjen me Ramën, në kohën kur ai ishte pedagog, ndërsa Gonxhja ishte student.
“Jam njohur në vitin e parë të universitetit, të shkollës së arteve. Ai ishte pegadog, ishte frymëzues i klasës, i auditorit, i ambjenteve tona. Kërkonim ndryshime ekonomike në vend, politika të reja ekonomike.
Nuk është miqësor në kuptimin e një miqësie të pavarur nga ambientit. Ambienti ynë, arti jetesa, kushtet e vështira. Ne donim të ndryshonim realitetin. Mbaj mend një herë që vraponim nëpër Tiranë pas IFA-ve të shpërndarësve të furnizimimeve të MAPO-ve dhe ku atletet si modë thonin që do i çonim në një një MAPO dhe i çonin në një tjeter, që të mos vërshonin njerëzit. Dhe në 2 të natës, vraponim për të parë se ku do të shkonin atletet”, tregoi ai.
Ai po ashtu është pyetur nga Blendi Fevziu se përse u largua nga Partia Demokratike, ndërkohë që ka qenë një nga themeluesit e kësaj partie, si dhe një nga 5 studentët e komisionit nismëtar asokohe.
Ai tregoi se nga PD është larguar në 1991, teksa tha se sot i jep të drejtë atij vendimi pasi personat që e kanë drejtuar atë parti nuk menduan për interesat e vendit, por për interesat e tyre.
“Sepse ai nuk ishte ambienti për asnjë çast nga momenti që ne u mblodhëm dhe forumet e para u krijuan, nuk ishte ambienti. Besoj që ngjarjet, faktet e Shqipërisë së vitit 1992, ’94, ’96, ’97, ’98, gjithë ato që kanë ndodhur më pas, Janar 2021, kanë vërtetuar që personazhet, nuk po përmend emra, nuk kanë menduar ndonjëherë që ta vendosin vendin para interesave të tyre.
Unë mendoj se ata që na dëgjojnë kur shikojnë ngjarjet sot, të 2023, mendoj se në raport me atë PD, me ato personazhe që e morën në dorë që në fillim të vitit 1991 nuk kishte të ardhme dhe mendoj se duhet të më japin të drejtë që jam shkëputur në Janar të ’91 dhe pastaj më vonë kam parë që të gjithë ata që ju i njihni, Gramozin, etj., që u munduan, u munduan, më gjatë se ne, pak vite, pak muaj, një mandat, apo dy mandate më vonë, të gjithë janë përzënë nga Partia Demokratike në mënyra të dhunshme, në mënyra jo demokratike”, tha ai ndër të tjera.