Të tjera detaje janë bërë të njohura nga vetëvrasja e 41-vjeçares, Bederie Loka në Durrës, duke pirë fostoksinë, pasi u denigrua nga një adresë flasë në emër të saj në “TikTok”.

Fqinjët e 41-vjeçares ke kanë cilësuar të renë si një grua shumë punëtore, dhe një familje të rregullt.

Fqinji i Bedrie Lokës, Ylber Xhulja tha se nuk ishte në dijeni të konflikteve mes çiftit, ndërsa sa i përket postimeve që bëheshin për të ndjerën në “TikTok”, u shpre se kishte dëgjuar për to, por nuk kishte parë gjë.

“Shumë familje të rregullt e njohim. E shoqja e tij ka qenë shumë e mirë, është sjell mirë, punëtore, të gjitha i ka pas. Fatkeqësi, më shumë nuk dimë gjë. Fëmijët i ka rritur me halle me probleme si të gjithë, ka pas punuar në fabrikë. Bashkëshorti ka qenë në emigrim më shumë, nuk e njoh shumë mirë,” u shpreh Ylber Xhulja.

E kishit parë çfarë kishte ndodhur në TikTok?

“Nuk e kam pas parë, e kisha dëgjuar. Këtu fjalët më të mira thonë për të. Fatkeqësi, jashtë mase na ka prek. Fëmijët ja njoh, të rregullt. Nuk kanë pasur ndonjëherë probleme. Nuk kanë pas konflikte, ai emigrant vinte rrinte si të gjithë, ikte. Shumë ngjarje e rëndë, duhet të gjendet pse ka ndodh”, tha ai.