I shoqëruar nga policia Jamarbër Malltezi është nisur për në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me hetimin për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani. Malltezi ka depozituar sot në Gjykatën e Lartë rekurs kundër masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, ditën e djeshme në pyetje nga Prokuroria e Posaçme u mor vjehërri i tij ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha dhe Malltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.
Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Ndërsa Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.