Duket se ky fillim viti për Japoninë nuk ka qenë aq i mbarë.

Pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin ditën e djeshme dhe shkaktoi një panik të madh nga frika e një cunami, një avion është përfshirë nga flakët në pistën e aeroportit Haneda të Tokios.

Sipas mediave të huaja avioni i Japan Airlines është përplasur me një aeroplan të Rojës Bregdetare.

Mësohet se autoritet kanë arritur të evakuojnë në kohë 400 persona që ndodheshin në bordin e avionit.