Japonia nënshkroi marrëveshje me SHBA-në për blerjen e 400 raketave Tomahawk dhe pajisjeve përkatëse. Ministri japonez i Mbrojtjes, Kihara Minoru, u takua në kryeqytetin Tokio me Rahm Israel Emanuel, ambasadorin e SHBA-së në Tokio.
Gjatë takimit, ministri Kihara dhe ambasadori Emanuel, nënshkruan marrëveshjen për blerjen e 400 raketave Tomahawk me bazë tokësore. Në kuadër të marrëveshjes, Japonia do të paguajë gjithsej 254 miliard yen (1.7 miliard dollarë) në lidhje me 400 raketat Tomahawk dhe pajisjeve të përkatëse.
Sipas Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, pagesa do të kryhet brenda një afati prej 3 vitesh duke filluar që nga prilli 2025. Në takim ministri Kihara deklaroi se Japonia ka përshpejtuar procesin e blerjes së Tomahawk nga SHBA-ja për shkak të “një mjedisi sigurie i cili bëhet gjithnjë e më serioz”. Ambasadori amerikan Emanuel, njoftoi se duke filluar që nga marsi vendi i tij do të ofrojë trajnime për Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë për përdorimin e raketave Tomahawk.