Mbape vazhdon të jetë emri më i përfolur këtë merkato dimri, me sulmuesin francez që i përfundon kontrata me PSG-në verën e këtij viti.
Pas triumfit në Superkupën e Francës kundër Tuluzës, 25-vjeçari u shpreh se ai akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, duke lënë “pezull” akoma Realin e Madridit, që vazhdon ta kërkojë me çdo kusht.
“Nuk kam marrë akoma një vendim për të ardhmen time, akoma asnjë zgjedhje. Por ne kemi një marrëveshje me presidentin Naser Al-Khelaifi, kështu që të gjitha palët janë të mbrojtura në këtë pjesë. Fokusi tani është skuadra, jo e ardhmja ime”, ishin fjalët e Mbapes./PANORAMASPORT.AL