Prej dityësh institucione të ndryshme në vend iu bëjnë thirrje të fotë qytetarëve të bëjnë kujdes nga mashtrimet kibernetike që iu vijnë në celularin e tyre. Është Posta Shqiptare e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregon rastet që përfshijnë këtë institucion pro që nuk janë të vërteta.
AKCESK, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetik bënë të ditur se këto sulme kanë për qëllim vjedhjen e informacioneve personale, shpërndarjen e linqeve keqdashëse drejt qytetarëve shqiptare dhe infrastrukturave kritike.
Ky institucion i bën thirrje qytetarëve të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve të dyshimta, email-eve, dhe thirrjeve telefonike