Dashi

Dashi nuk ka pranuar kurrë ryshfet. Dashi i sheh paratë si një mjet për të kaluar mirë dhe jo si një qëllim në vetvete. Ai preferon ta shpenzojë dhe të bëjë të lumtur njerëzit që e rrethojnë.

Virgjëresha

Edhe pse një shenjë e Tokës dhe për rrjedhojë një krijesë mjaft materialiste, Virgjëresha ka një marrëdhënie shumë të shëndetshme me paratë: nëse i ka, do të kalojë mirë. Nëse nuk e ka, do të gjejë dhe ndërtojë mënyra për të kaluar një kohë edhe më kreative dhe më të mirë. Ky është avantazhi i madh i kësaj shenje. Ajo e di se çfarë dëshiron dhe si ta arrijë atë, qoftë me para apo metoda të tjera!

Shigjetari

I bollshëm në gjithçka dhe i favorizuar nga Zeusi, i cili është edhe mbrojtësi i tij. E megjithatë, Shigjetari nuk kapet pas parave dhe nuk heq dorë prej tyre. Ai beson se do t’i gjejë ose do t’i krijojë vetë gjatë jetës së tij. Nuk ka frikë të mbetet me pak, pasi këtë e shikon si sfidë!

Ujori

Ai dëshiron të gjejë kuptimin e jetës dhe të jetojë me një buzëqeshje në fytyrën e tij. Ujori është shumë i interesuar për të mirat materiale. Ai preferon idetë e tij, lirinë e tij dhe atë pak që mund të ketë për t’u argëtuar me miqtë e tij.

Peshqit

Është më thelbësore që një Peshk të sigurojë paqen e brendshme dhe të gjejë pika të bukura lidhjeje me të dashurit dhe miqtë sesa të ketë para për të shpenzuar. Por edhe sikur të kishte, sërish do ta shpenzonte që të kalonin mirë të gjithë rreth tij.