Ish-futbollisti dhe trajneri Klodian Duro është pjesë e Big Brother Vip3, ka bërë një deklaratë që i ka shokuar banorët.

Ai si me humor por edhe me ironi është shprehur se duhet të kenë kujdes nga ai, pasi kur ka dhunuar bashkëshorten e vet, i duken asgjë të tjerët. Madje Meriton Mjekiqi i ka thënë se nuk është ai lloj njeriu, teksa i kërkoi që të tillë gjë mos e thotë as për shaka.

Nuk dihet nëse Duro këto deklaratë e ka pasur seriozisht, me ironi apo në gjendje të dehur. Gjithsesi e dëgjuar në një emision kaq të ndjekur dhe në një kohë kur dhuna ndaj grave në Shqipëri është një fenomen i gjerë, VIP-at duhet të tregojnë kujdes për mesazhet që përcjellin.

Kujtojmë që Klodian Duro ka qenë i dënuar për dhunë në famije, pas një denoncimi që bëri ish-bashkëshortja ,me të cilën ka një vajzë. Duro u dënua me 4 muaj “arrest shtëpie”, pas kryerjes së dënimit, gruaja mori një udhër mbrojtje ndaj tij.

Pas kesaj deklarate ai eshte skualifikuar nga Big Brohther.