Nga Dritan Hila

Kur Berisha nisi betejën për të marrë PD-në, një pjesë e ndjekësve të tij kishin shpresën që Berisha po bënte betejën e vetme dhe të fundmen idealiste për hapjen e partisë dhe konkurrencës. Mendonin se do të ishte një mea culpa e tij për katrahurën që kishte bërë në këtë parti në 30 vjet. Këta ishin idealistët. Të tjerët pretendonin të përdornin Berishën për të larguar Bashën dhe pastaj të largonin edhe vetë Berishën. Këta duhet të kenë pasur turp të thoshin që duam vetëm Berishën.

Gjithsesi sot kanë mundësinë të marrin Foltoren. Berisha është i mbyllur në shtëpi dhe nuk ka ndonjë pasardhës që ta kontrollojë Foltoren. Në këtë mënyrë edhe Foltorja së bashku me partitë e tjera opozitare do të munden të krijojnë një front që të konkurrojë Ramën në zgjedhjet e ardhshme. Kjo do të krijojë edhe mundësinë për një përkrahje perëndimore për opozitën, dhe……

Në fakt sa më sipër e gjitha është një ëndërr dimri. Asnjë prej atyre që janë aty nuk njeh komandant tjetër veç Saliut dhe asnjëri nuk ka mendim politik. Kjo vërehet si nga qëndrimet publike ashtu edhe nga fjalori. Janë aty me shpresën që në zgjedhjet e reja të marrin ca vota dhe të jenë në zonën fituese. Shpresojnë që budallenjtë mos mbarohen dhe gjithmonë të kenë ca votues.

Javanews
Home Kryesoret
Koha për të marrë Foltoren!
06/01/2024 16:08

Ju nuk keni nevojë për Viagra nëse e bëni këtë një herë në ditë
Germostop

1 gotë para gjumit dhe do të humbni 15 kg në 17 ditë
Slim Fit

Ja çfarë shkatërron sëmundjen e prostatës! Meshkuj, lexoni këtë
Prostatol
Fati i opozitës shqiptare është i shënjuar që të shkojë drejt rrudhjes deri në momentin që pushteti i Ramës të bjerë nga mbipesha dhe plakja, por kjo do të kërkojë edhe disa vite të tjera në mos dekadë. Nga kjo do të lindë një pluhurnajë e ngjashme me atë të vitit ‘91 dhe nga shpërthimi i PS-së do të krijohen parti të reja alternative pasi PS-ja mbetet ende e vetmja shkollë e politikanëve të rinj.

Fatkeqësisht PD-ja nuk ia doli të krijonte një shkollë politikanësh dhe ata që janë do ikin bashkë me Saliun pasi kjo është zgjedhja që kanë bërë. PD-ja që kemi njohur ka vdekur. Sa më shpejt ta kuptojnë disa elementë të së djathtës aq më mirë do të jetë pasi duhet mbushur boshllëku që ajo la. Përndryshe andej nga viti 2037 Rama do të zgjidhet president dhe do të caktojë kryetarët e opozitës. Nuk ka për të qenë ndonjë hata, vetëm se e gjithë historia do të bëhet shumë monotone.