Komisioni për Reformën Zgjedhore mesa duket nuk do të zhvillohet as ditën e sotme. Kjo pasi opozita ka vazhduar me të njëjtët skenarë si të premten e kaluar. Deputetët e Opozitës kanë shkuar në sallën ku pritet që të mblidhet ky komision dhe janë ulur në vendet e anëtarëve të këtij komisioni.
Deputetët opozitarë kanë vendour që të bllokojnë mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore.