Një pajisje për klonimin e kartës së bankës mund të instalohet në bankomate, u shpreh eksperti Evin Karamuço. Sipas tij, këto pajisje, të shpikura nga rumunët, vendosen në xhepin ku futet karta në bankomat dhe marrin të dhënat.
“Sa herë të shkoni te bankomatet, para se të fusni kartën, vendosni dorën te ajo pjesë sepse mund të jetë një pjesë e shkëputur, pra, është një para-aparat. Aty futet karta dhe klonon informacionin komplet. Nëse shihni që është vendosur një pjesë shtesë vetëm për të të marrë informacionin e kartës. Rumunët i kanë shpikur këto aparatura, i kanë futur në veprim në shumë vende të tjera të Ballkanit dhe së fundmi edhe në Shqipëri”. Karamuço këshillon qytetarët të kontrollojnë bankomatin paraprakisht.
“Duhet pasur shumë kujdes edhe në këto raste. Nëse dallon ngjyra e pjesës së futjes së kartës, duhet ta shohësh ose të thërrasësh rojen”.