Koreja e Veriut tha se ka kryer testin e raketave për herë të dytë në vetëm pak ditë për të zgjeruar aftësinë e sulmit bërthamor të vendit, njoftoi sot media shtetërore.

“Raketat e goditën objektivin e tyre në një ishull në det midis gadishullit Korean dhe Japonisë”, sipas medias. Dy raketa të zhvilluara rishtazi, të tipit “Pulhwasal-3-31” u lëshuan dje nën drejtimin e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.

“Synimi i Kim për të zgjeruar kapacitetin bërthamor të vendit po realizohet siç është planifikuar”, thuhet në raportet. Armatimi bërthamor i marinës po përshpejtohet gjithashtu.

Koreja e Veriut pretendoi se kishte testuar të njëjtën armë për herë të parë të mërkurën e kaluar. Përveç raketave balistike me aftësi bërthamore, Koreja e Veriut ka testuar edhe raketa të cilat i përshkruan si strategjike, në disa raste gjatë viteve të fundit.