Dallëndyshe Bici refuzoi të marrë mandatin e deputetes pas shpalljes së vakancës nga Arben Ahmetaj, të cilit iu dogj mandati pas 6 muajve mungesë në Kuvend pa arsye.
KQZ në mbledhjen e kësaj të premteje, urdhëroi që, për marrjen e mandatit të njoftohet Plarent Ndreca, i radhës në listën e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 2021-shi, ku mori 4008 vota.
Për Report TV juristi Plarent Ndreca është shprehur se është i nderuar të pranojë mandatin e deputetit, teksa paraardhësja në listën e socialistëve, Dallëndyshe Bici do të vijojë punën në krye të Kadastrës duke mos pranuar deputeten.