Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli, mbajti këtë të martë një deklaratë për mediat ku foli në lidhje me të dhënat e censit të popullsisë.
Dhuli theksoi s etë dhënat që lidhen mbi demografinë, arsimin, shëndetësinë dhe ekonominë po përpunohen për t’iu ardhur në ndihmë më vonë qytetarëve përmes orientimit të politikave publike. Drejtoresha e INSTAT theksoi se të dhënat e censit pritet të publikohen në muajin qershor.

“Do gati për publikim në qershor. Të dhënat do të bëjnë informacione mbi demografinë, arsimin, shëndetin, duke krijuar grupe statistikash për përdorimin e tyre. Bazë e fortë për planin e politikave dhe të bëjë pamjen e programit për pamjen e jashtme të publikut”, u shpreh Dhuli.

Mbledhja e të dhënave në terren për censin nisi që prej 18 shtatorit dhe u mbyll pas tre muajsh. 16,9 milionë euro ishte kostoja e këtij projekti gjithëpërfshirës. Panorama e qartë e popullsisë shqiptare me të dhënat e detajuara, mbi kushtet e jetesës, numrin e popullsisë rezidente në Republikën e Shqipërisë do të publikohet në qershor të vitit 2024, duke ju dhënë kështu në dorë të gjithë aktorëve, dokumentin më të rëndësishëm bazuar në shifra për vendin tonë.