Grekët shtojnë numrin e sporteleve në hyrje dhe në dalje duke mos krijuar radhë të gjata në të dyja anët e kufirit.
Burime të siguruara pranë stacionit të policisë kufitare dhe migracionit në Kapshticë bëjnë me dije se pas negociatave të një dite më parë me policinë kufitare greke është rënë dakord qe nga ana e tyre të shtohen sportelet në hyrje dhe dalje.
Vetëm një ditë më parë nëse pala greke punonte me dy sportele në hyrje dhe një në dalje ditën e sotme policisa greke punon me 6 sportele, 3 hyrje – 3 dalje duke lehtësuar në maksimum lëvizjet e shtetasve shqiptarë e të huaj që duan të hyjnë në territorin helen.
Me 6 sportele punon dhe policia jonë kufitare.
Burime zyrtare thanë se gjatë 24 orëve të fundit nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj kanë kaluar me shume se 5000 shtetas ndërkohe që në 5 ditët e para të Janarit shënohen mbi 32.000 shtetas.