Roza Lati dhe Jul Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Juli shprehet se publiku e ka sharë Rozën. Roza është prekur nga kjo deklaratë e aktorit dhe i është kundërvënë, duke i thënë se është karagjoz dhe se duhet të bëjë kujdes çfarë flet. Ajo shtoi se nuk është mirë që të shtyjë urrejtje në publik, ndërsa Juli shprehet se e ka thënë me shaka dhe se nuk ishte diçka serioze.
Pjesë nga debati:
Roza Lati: Pse mendon që më ka sharë publiku?
Jul Deda: Nuk mendoj se të kanë sharë.
Roza Lati: Po e the.
Jul Deda: Po ja futa kot.
Roza Lati: Kujdes çfarë nxjerr nga goja.
Jul Deda: Neve na kanë sharë të gjithëve, kështu unë besoj.
Roza Lati: Mos shty urrejtje.
Jul Deda: Ndaj teje?
Roza Lati: Jo në përgjithësi. Unë mendoj që Rozën e kanë sharë sot, çfarë është kjo? Mos shty urrejtje djalë! Pse e fryn popullin. Gërricu, flasim tani për tani, jo të gërricemi për publikun. Aq do populli jonë.
Jul Deda: Ej publik i dashur mos e shani Rozën.
Roza Lati: O karagjoz, mbaj mendjen dhe kujdes kur flet.
Jul Deda: Mos më çaj kokën mua dhe mos i jep gojës tani. Do të zihesh me mua ti, do të marrësh audiencë nga unë, nga Shkodra.
Roza Lati: Unë mund të kem më shumë audiencë se ty, kështu që këtu ia fut kot në rregull.
Jul Deda: Ik o Roza ik!
Roza Lati: Çfarë e ke këtë arrogancë, kujt i flet kështu se s’je as vëllai, as baba im. Të respektoj thinjat kështu që mbaj veten.