Sekretari për mardhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Foltores, Flamur Noka.
Duke iu drejtuar me termin ‘opozitarë të rrugicave’, Kulluri thekson se e vetmja rrugë për bashkëpunim me PD është që të mbajnë qëndrim të qartë për personat e shpallur non grata, duke u ndarë përfundimisht me ta.
“Nisur nga deklarata e sotme e perfaqesuesve te Foltores, demokratet dhe opinioni publik duhet te dijne se : 1) Keta qe sot pretendojne bashkim te opozites jane shkaku i percarjes se saj;
2) Loja me perplasje ne Kuvend per te penguar reformen zgjedhore shkon kunder interesit publik per nje parlament te qytetareve dhe jo kryetareve;
3) Cdo perpjekje e Foltores per te qene “partizanet” e Rames eshte e deshtuar, pasi populli opozitar nuk ka nevoje per hallexhinj por per drejtues moral te opozitarizmit.
4) E vetmja rruge qe kane “opozitaret e rrugicave” per te bashkepunuar me Partine Demokratike , eshte qe te mbajne qendrim te qarte per personat e shpallur Non-Grata, duke u ndare perfundimisht nga ta. Kjo kerkon njerez te lire dhe me dinjitet.”, shkruan Kulluri.