Sot më 8 janar, shënohen 2 vite nga sulmi i dhunshëm i Sali Berishës dhe ‘Foltores’ ndaj selisë së Partisë Demokratike. 8 janari ka shënuar një nga momentet më të pazakonta në historinë e politikës shqiptare.
Sot më 8 janar, shënohen 2 vite nga sulmi i dhunshëm i Sali Berishës dhe ‘Foltores’ ndaj selisë së Partisë Demokratike. 8 janari ka shënuar një nga momentet më të pazakonta në historinë e politikës shqiptare, kur militantët e Berishës, iu turrën selisë së vet, për të nxjerrë me forcë pjesën tjetër të partisë që ndodhej brenda, kryetari i PD, Lulzim Basha bashkë me deputetët dhe anëtarë të tjerë.
Kujtojmë që brenda ishin shumë prej deputetëve që sot rreshtohen krah Berishës, nga Gaz Bardhi tek Ervin Salianji, të cilët për pak mund të humbnin edhe jetën brenda ambienteve të SHQUP, nëse nuk do të ndërhynte policia. Vetë Salianji iu doli me shkop në dorë.
Sali Berisha vendosi të sulmojë me shkallë zjarrfikësesh, hunj, gurë e gjithfarë i erdhi për dore, selinë e partisë që drejtoi për 22 vjet. Për disa orë, levat e hekurit, qysitë, metalprerësit, shkallët dhe shkopinjtë u vunë në punë për të hapur dyert që ishin blinduar me urdhër të Lulzim Bashës, ndërkohë që në disa momente u kryen edhe përleshje fizike mes dy palëve.
Dhëndri Jamarbër Malltezi ndërkohë, që në këto raste bën kameramanin, i filmonte.
Që prej asaj kohe tashmë kanë rrjedhur shumë ujëra dhe Berisha arriti ta marrë selinë e SHQUP, por Gjykata e Posaçme e ka izoluar brenda katër mureve të banesës, ndërsa është nën hetim për çështjen ‘Partizani’.
Tashmë besnikëve të paktë të Berishës u ka mbetur veç selia, pasi njerëzit sa vijnë dhe iu pakësohen.