Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur strukturat e Partisë Socialiste në selinë rozë, ku po zhvillohet një takim, me qëllim organizimin për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Siç ka arritur të mësojë Albanian Post, ky takim ka në bazë një riorganizim të partisë në pushtet, ku ata eksponentë, të cilët kanë performancë të dobët në terren, do të zëvendësohen.
Kjo vjen pas asaj çfarë Rama ka përmendur një Kongresin e fundit të Partisë, ku foli edhe për riorganizimin e strukturave në themel të PS-së, për zgjedhjet e ardhshme.
Një analizë e thelluar për detyrat që drejtuesit në bazë kanë pasur në zgjedhjet e fundit gjithashtu pritet të bëhet, me qëllim vlerësimin e tyre në fushatën e shkuar dhe nëse është e nevojshme, zëvendësimin e tyre. Kjo e fundit vetëm nëse shihen rezultate jo të kënaqshme në qarqet e caktuara.
Teksa, në mars, pritet edhe të mbahet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, por ende nuk është caktuar një datë për këtë. Në prill ndërkaq pritet të mbahen edhe zgjedhjet për delegatët e Kongresit të PS-së.