I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të shkojë nesër në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç është paralajmëruar për nesër në drekë. Lajçak do të takohet me Vuçiçin në orën 12:30 ku nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen, ashtu si arsyeja e vizitës.
Presidenca serbe nuk ka konfirmuar ende nësë do të ketë një konferencë të përbashkët por tha se pas takimit do të dërgohet një komunikatë për media. Takimi mes Lajçak dhe Vuçiç mbahet dy ditë para se të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës për përjashtimin e dinarit serb si valutë e përdorshme për transaksione në vend.