Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Manastir-Demir Hisar të Maqedonisë së Veriut, ku një person ka humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë lënduar.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon që transportonte punëtorë.

Sipas mediave maqedonase, aksidenti ndodhi në dalje të Manastirit dhe në vendngjarje humbi jetën drejtuesi i makinës, një 24 vjeçar. Ndërsa 20 të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.