Në media raportohet për një incident të rëndë të regjistruar në Serbi pasditen e sotme. Në Kurshumli të Serbisë është qëlluar me gurë në drejt të një autobusi me targa të Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga agjencia turistike që disponon pronësinë e mjetit të transportit. Deri më tani raportohet se nuk ka asnjë të lënduar.