Kush do të marrë vendin e Jurgen Klopp te Liverpool? Kjo është pyetja që shtrojnë tani të shqetësuar tifozët e kuq. Ajo që tekniku gjerman ndërtoi te ky klub, trofetë e fituar, raporti i krijuar me tifozët, është i vështirë të zëvendësohet, por sigurisht emrat nuk mungojnë. I pari që u lakua është Xabi Alonso, trajneri aktual i Leverkusen, por spanjolli mohoi gjithçka:

“Normal që të ketë spekulime, unë jam i përqendruar vetëm te Bayer Leverkusen, këtu jam i lumtur”, u shpreh shkurtimisht Alonso. Një tjetër emër që po qarkullon në ishull është edhe De Zebri, trajneri aktual i Brighton, por as italiani nuk ngroh tifozët. E sigurt është se për pasuesin e Klopp do të dëgjojmë shumë deri në fund të këtij sezoni. Pyetja tjetër që shtrojnë tifozët dhe opinioni është se ku do të shkojë Klopp?

Tekniku gjerman njoftoi se do të qëndrojë një vit pushim, ndërsa i premtoi tifozëve të kuq se nuk do të drejtojë kurrë një tjetër skuadër angleze. Në mënyrë të çuditshme emri i Klopp po lidhet me një transferim të Serie A, ku Roma e ka ëndërr, po ashtu edhe Napoli.