Ukraina duhet të heqë dorë nga planet e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, si një nga kushtet për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë.
Kështu u shpreh sot ministri rus i Mbrojtjes Sergei Lavrov në një konference për shtyp.
Ai tha se besonte se Perëndimi, jo Ukraina, do të vendoste për kushtet për përfundimin e luftës, por vuri në dukje se ai nuk mendonte se Perëndimi ishte i interesuar për fillimin e bisedimeve të paqes.