Nëse nuk ishte konfirmuar deri tani as nga “misteri” i videos prezantuese të Big Brother VIP, producentja Sara Hoxha sapo e ka konfirmuar: “Po, Ledioni do të moderojë Big Brother”, – tha Sara në ‘Më lër të flas’.

Sara, e ndërgjegjshme që rikthimi i Ledionit në “Big Brother VIP” nuk do të përqafohet lehtë në fillim, garanton se ky edicion do të shoqërohet me shumë risi. Pa dyshim, shtoi ajo, ky edicion do të jetë sfidë, por edhe më i veçantë se çdo edicion tjetër.

Duke u ndalur edhe një herë te rikthimi i Ledionit në ekran, Sara tha se, në fakt, nuk ishte kërkesë e saj personale: “Rikthimi i Ledionit në televizion, nuk është kërkësë e imja personale. Ai është shkëputur nga televizioni, mund të jem edhe unë arsyeja dhe gjendja ime emocionale. Historia jonë është shitur si histroria e Hirushes që u martua me një nga pronaret e institucionit ku punonte dhe jeta e tij do shkonte vaj. Por një njëri që ka pasur ëndrra e të mëdha, që ka lënë Ersekën për Tiranën dhe ka gjetur Amerikën e tij dhe jetën e tij në Top Channel për 20 vite nuk ka qenë i lehtë ky 10-vjeçar që ne kemi lënë pas. Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën, unë e them këtë me modesti. Do të jetë një risi, një ndryshim që nuk do përkrahet lehtë nga publiku në fillim. Ju siguroj që BBV këtë vit do të jetë fenomenal, me banorë të jashtëzakonshëm dhe supriza, super personazhe, kështu që na ndiqni”, – tha Sara mes të tjerave.