Ledjona Xheladinaj, është shprehur sërish për ish-partnerin dhe babain e vajzës së saj, duke përsëritur se ruan komunikimin të mirë. Gjatë një diskutimi për ish-partnerët në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gazetarja tha se do të ruajë marrëdhëniet me ish-bashkëshortin, pasi i lidh një fëmijë.
“Na lidh një fëmijë, mendoj se marrëdhënien me të do ta kem gjithë jetën. E kam shumë korrekte. Dhe marrëdhënia me ish-in nuk më ka penguar në marrëdhëniet e tjera”.
Ndërsa, vetë ish-partneri i Ledjonës, një reagim të bërë në rrjetet sociale pak ditë më parë, e quajti gazetaren mashtruese, duke pretenduar se ajo nuk e lejon të shohë vajzën.
“Sa fallco që je, pse mashtron dhe të beson një publik i tërë ty kur unë si prind nuk e di ku jeton vajza ime dhe më ke e ke lënë ti, sepse ti vajzë s’ke komunikim me mua fare dhe çupkës ia ke prerë komunikimin me mua. Mos u shtir aty se e dinë të gjithë çfarë baba isha unë dhe jam unë dhe sa pranë i kam qëndruar asaj vajzës që ti i ke futur sot urrejtje për mua. Para disa ditësh, ti kë hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time, pse s’i tregon realitetin aty”.