Pas pretendimeve të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Arnisa Këlliçi se ishte kërcënuar përmes një letre, KLGJ mbledh sot komisionin për mbrojtjen e magjistratëve, mbledhje kjo e parashikuar që të nisë në orën 10:00.

Këlliçi tha dy ditë më parë se letra përmbante të dhëna kërcënuese për të dhe familjen, ndërsa ajo kërkonte mbrojtje të posaçme në KLGJ.