Liverpool ka kaluar fazën e 1/16-ave në FA Cup, pas fitores 5-2 ndaj Norwich në shtëpi. The Reds realizuan në minutën e 16-të me Jones, ndërsa shumë shpejt u kundërpërgjigjën mysafirët me Gibson. Skuadra e Klopp shkoi në dhomat zhveshjes në avantazh, falë golit të Nunez në të 28-tën.

Në fillimin e pjesës së dytë, Jota dhe Van Dijk thelluan epërsinë. Sainz futi përsëri në lojë skuadrën e Norwich me golin e tij në të 69-tën. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar për vendasit, që “vulosën” suksesin e thellë me Gravenberch R., në të 90-tën.

FA Cup është një nga objektivat e Liverpool për këtë sezon, me trajnerin Klopp që kërkon të mbyllë me trofe edicionin e tij të fundit në krye të pankinës së këtij ekipi.