Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe ka miratuar gjatë ditës së sotme me shumicë votash, buxhetin për vitin 2024.

Nga 16 vota që ishin të nevojshme për miratimin, buxheti është miratuar me 25 vota në total, mes të cilave edhe votat e përfaqësuesve të djathtë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që këtë herë tejkaluan dallimet politike mes palëve dhe dhanë dakordësinë për buxhetin e qytetarëve.

Nga radhët e Partisë Socialiste u numëruan 18 vota pro për miratimin e buxhetit.

Në këtë mënyrë, këshilli bashkiak ka kaluar buxhetin që pritet t’i shërbejë nevojave të qytetarëve dhe projekteve të tjera të zhvillimit në zonë përgjatë vitit 2024.