Rey Manaj nuk ka ndërmend të ndalet në Turqi. Sulmuesi shqiptar ia ka dalë të shënojë sërish me fanelën e Sivasspor.
Këtë herë “viktima” e radhës e lushnjarit është Besiktas, me Manaj që ka shënuar nëj EUROGOL në minutën e 6-të të takimit. 26-vjeçari shënoi golin e avantazhit për 1-0 për Sivasspor.
Kujtojm ë se ky është goli numër 15 i tij në këtë sezon me fanelën e skuadrës turke. 4 pre teë cilëve janë shënuar në Kupën e Turqisë.