Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, thotë se drejtësia duhet të bëjë drejtësia për vrasjen e 4 protestuesve të opozitës në 21 janar 2011, kur në pushtet ishte Sali Berisha.

‘Kam një qëndrim konstant për 21 janari. Që në 2011 kam kërkuar drejtësi për 21 janarin. Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 janarin. Të zbardhet e vërteta për 21 janarin në të gjithë dimensionin e saj si ngjarjes. Ndihemi të lehtësua nga vendimi i gjykatës së Strasburgut. Tani takon drejtësisë të bëjë drejtësi.’- tha Manja.