Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili ka vendosur sot tre muaj mbrojtje të posaçme për gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi.

Manja mbështet vendimin e marrë dhe shprehet se: Bashkohemi në mbështetjen ndaj gjyqtares Arnisa Këlliçi dhe se të drejtat e siguria e punonjësve publikë janë thelbësore për shoqërinë tonë.