Nata e parë e banorëve në Shtëpinë e Big Brother VIP 3 ka qenë me të vërtetë një natë e gjatë e mbushur plotë ngacmime, humor, batuta, përqafime, rrëfenja personale dhe zënka.

Po po, nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe në këtë natë të parë nuk kanë munguar keqkuptimet mes VIP-ave tanë. I tillë ka qenë rasti mes Ilnisa Agollit dhe Rike Roçit.

Ka qenë Rike që ka akuzuar Ilnisën se i ka qeshur në mënyrë ironike dhe i ka bërë mimika të papranueshme për të në fytyrë. Ilnisa në kundërpërgjigje e ka mohuar diçka të tillë, duke shtuar se është e vërtetë që ka humor të zi, por në asnjë moment nuk i ka qeshur në fytyrë sepse s’ka pas arsye ta bëjë diçka të tillë. “Unë po ta kisha me tendencë nuk të flisja fare”- tha ndër të tjera Ilnisa, ndërsa e ndodhur përballë këmbënguljes së Rikes, i ka dhënë fund diskutimit në banjë për të provuar edhe njëherë të dytë një sqarim në dhomën e gjumit dhe kur situata nuk po shkonte asgjëkundi, e ka mbyllur aty.

Ilnisa: Nejse se s’po ta vë re sepse ke orën e gjumit tani.

Rike: Jo moj jo, s’është ora e gjumit. Jam shumë zgjuar.

Ilnisa: Po se kisha fare me tendencë. Pse do ta bëja me tendencë?! Unë po ta kisha me tendencë nuk të flisja fare.

Rike: Po më qeshe në fytyrë mojjj…

Ilnisa: Po ja fut kot moj gocë, seriozisht e ke?!

Rike: Më qeshe në fytyrë miii. “Ej Enxhi…” kështu ja bërë (bën mimikën)

Ilnisa: Po ashtu i mbyll unë sytë. Ndoshta po bëja humor, unë kam humor të zi dhe ti nuk e pranon, nuk e bëjë më herë tjetër. Shumë bukur.

Rike: Mos më qesh mua në fytyrë.

Ilnisa: Unë nuk të qesha fare në fytyrë.

Rike: Nuk më qeshe?! Do t’ju themi të ta nxjerrin.