ITALI – Stephan El Shaarawy asistoi golin e parë të Romës në fitoren 2-1 kundër Veronës dhe pas ndeshjes ai komentoi largimin e José Mourinhos, duke pranuar se lojtarët ishin fajtorë për largimin e tij:
“Ka një zhgënjim nga ana e publikut për shkak të periudhës që po kalojmë dhe shkarkimit të Mourinhos. Për ne ishte e rëndësishme të fillonim sërish bashkë. Gjithmonë kemi punuar dhe kemi dalë në fushë për të mirën e Romës. Sot ishte një fitore e madhe dhe ne jemi të lumtur. José Mourinho u largua duke paguar për gabimet tona, por përgjegjësia është e të gjithëve”.
Megjithatë, italiani ishte i kënaqur që ishte një ish-legjendë e ‘verdhekuqve’ si De Rossi zëvendësoi trajnerin portugez: “Ai është fantastik, një lider i madh brenda dhe jashtë fushës. Ai është po aq i vendosur si trajner, sa ishte si lojtar.”