Sot do të transmetohet live spektakli i tretë i kësaj jave e ‘Big Brother Vip 3’. Banorët po bëjnë përgatitjet e fundit para nisjes së ‘Prime’. Teksa Ilnisa po bënte dushin, Meritoni këndonte ‘Amore mio’, moment i cili është pikasur nga kamerat e ‘BBV’, pasi dyshja prej ditësh kanë tërhequr vëmendjen me afrimitetin e tyre.

Ata janë parë të përqafuar ndërsa nuk kanë munguar as etiket të tipit ‘Beb’ ndaj njëri-tjetrit. Ky moment e shumë të tjera pritet të transmetohen gjastë spektaklit të mbrëmjes së sotme.