Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për herë të parë mbi problemet e tij shëndetësore, që e kanë detyruar edhe të shfaqet më rrallë në media.

Ai sqaroi se kjo ka ndodhur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, dhe sapo të rikuperohet do të rikthehet sërish.
“Jam këshilluar nga mjekët të qëndroj sa më larg të jetë e mundur ambienteve të mëparshme dhe toksike, deri në një moment rikuperimi të plotë, i cili po ndodh”, tha ai.