Milani regjistroi fitoren e radhës në Serie A. Kuqezinjtë nuk zhgënjyen ndaj Empolit në transsfertë, sfidë të cilën e fituan pastër me rezultatin 0-3.
Loftus-Cheek zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, ndërsa në minutën e 32-të, ishte Giroud që dyfishoi shifrat me penallti.
Për të vulosur shifrat, mendoi i riu Traore, i cili shënoi të tretin në minutën e 88-të, pas një kundërsulmi, duke realizuar kështu golin e tij të parë në Serie A.
Me këtë fitore, Milani mban vendin e tretë me 39 pikë, 4 më pak se Juventusi i vendit të dytë dhe 9 pikë më pak se Interi kryesues.