Ministri i Jashtëm Igli Hasani po mban një deklaratë për mediat me homologun turk Hakan Fidan. Ai u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha fushatë, janë të shkëlqyera.

Ministri Hasani ka vlerësua në veçanti mbështetjen e Turqisë për njohjen e Kosovës, ndërsa ka shtuar se pritet hyrja në fuqi e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.

“Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë njohur vetëm rritje e konsolidim. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpunimit dypalësh. Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Presim hyrjen në fuqi të marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit. Përmbushja me sukses e angazhimeve tona për 2024, do të kërkojë dhe bashkëpunimin me Turqinë. Vlerësoj Turqinë për mbështetjen në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtar”, tha mes të tjerash ministri Hasani.