Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani nis sot turin tre ditor në rajon, me Kosovën.

Gjatë ditës së sotme ai do të zhvillojë takime me liderët politikë në Kosovë, përfshirë homologen e tij Donika Gërvalla, Presidenten Vjosa Osmani, dhe krerët e partive politike.

Takimi me kryeministrin Albin Kurti nuk është i mundur pasi ai ndodhet ne Davos për forumin ekonomik

AXHENDA:

09:00 Takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministres e Punët të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla

10:00-Konferencë për shtyp e ministrave Hasani dhe Gërvalla

10:25 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu

11:15- Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Sh.T. Glauk Konjufca

14:15- Takim me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi

15:00 – Takim me Kryetarin PDK, z.Memli Krasniqi

16:00- Takim me Kryetarin e LDK, z.Lumnir Abdixhiku

16:45- Vizitë në KFOR, takim me komandantin e KFOR

17:30- Takim me Kryetarin e AAK, z.Ramush Haradinaj

18:20- Takim me Kryetarin e lëvizjes Nisma, z.Fatmir Limaj