Qeveria Shqiptare ka miratuar marrëveshjen që lejon hapjen e degës në Tiranë të Kolegjit të Europës.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së ministrave, tha se qeveria shqiptare do të financojë deri në 5 bursa për studentët shqiptarë
“Kemi miratuar marrëveshjen që hap degën e Kolegjit të Evropës në Tiranë. Kampusi shënon një partneritet strategjik të Shqipërisë dhe institucioneve evropiane por nga ana tjetër i hap mundësinë studentëve të Shqipërisë dhe të rinjve të Ballkanit Perëndimor dhe me gjerë për të studiuar në Tiranë.
Dega e Kolegjit të Europës në Tiranë do të hapë ciklin 2024-2025 në këtë vit akademik. Qeveria shqiptare është e angazhuar nëpërmjet kësaj marrëveshje të iniciojë të gjitha ato aspekte që kanë të bëjnë me ndërtimin e kampusit të Europës dhe do financojë deri në 5 bursa për studentët shqiptarë. Aplkimet për sa i përket ciklit të studimeve 2024-2025 janë realizuar”, u shpreh ministrja Manastirliu.