Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka uruar sot Talat Xhaferin i cili është mandatuar si Kryeministri i parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Urime BDI-së dhe Kryetarit të saj Ali Ahmeti, të cilët jo vetëm besuan, por me largpamësi e bënë të mundur këtë arritje” shprehet Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Mbi të gjtha dhe gjithçka, thekson ministrja, urime të gjithë shqiptarëve që nuk ndaluan kurrë së besuari në idenë e paqes, duke e bërë Maqedoninë e Veriut shembullin e bashkëjetesës ndëretnike dhe vlerave të vërteta europiane, të cilat në ditët e sotme janë të cënuara seriozisht.

“Shembuj si ky na bëjnë jo vetëm të besojmë, por edhe të jemi të sigurt se bashkarisht do ta bëjmë të mundur ëndrrën për t’u bërë bashkë, pjesë e familjes europiane. Urime me zemër”, shprehet Spiropali.